COVID-19, Portugalia vazhdon me planin e rihapjes

Me përjashtim të disa bashkive, Portugalia do të vazhdojë planin e saj të rihapjes të hënën, siç është planifikuar, njoftoi sot qeveria.

“Pjesa mĂ« e madhe e vendit do tĂ« kalojĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« fazĂ«n tjetĂ«r tĂ« rihapjes”, tha kryeministri Antonio Costa, pas njĂ« kĂ«shilli ministrash.

“Rivendosja e kontrolleve nĂ« kufirin spanjoll do tĂ« ruhet pĂ«r tĂ« paktĂ«n 15 ditĂ« shtesĂ«, ashtu si edhe detyrimi pĂ«r udhĂ«tarĂ«t qĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« Portugali tĂ« paraqesin njĂ« test negativ apo edhe tĂ« karantinohen”, shtoi ai.

Kjo është faza e tretë nga katër në heqjen graduale të kufizimeve shëndetësore, që filluan në mes të marsit, pas dy muajsh bllokimi të përgjithshëm, që bënë të mundur ndalimin e një vale të tretë të dhunshme të epidemisë së COVID-19.

Pas rihapjes së shkollave fillore një muaj më parë, në prilli pritet rihapja e kolegjeve, kafeneve, restoranteve, të ndjekura nga dyqanet e rrugës.

Që nga fillimi i rihapjes, numri i rasteve ditore në Portugali është stabilizuar në rreth 500, përkundrejt një kulmi prej gati 13 000 rastesh në fund të janarit, kurse numri i të shtruarve në spital për Covid ka rënë nën 500 pacientë, për herë të parë që nga shtatori.

Sidoqoftë, nga gjithsej më shumë se 300 komuna, 11 kanë nivele të incidencës shumë të larta për të përfituar nga lehtësimi i mëtejshëm e masave shëndetësore.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *