COVID-19, publikohen shifrat: Mbi 150 milionë të infektuar dhe 3.1 milionë njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë

Prej më shumë se një viti, që prej shpërthimit të pandemisë COVID-19, në të gjithë globin, janë regjistruar mbi 150 milionë të infektuar.

Këto të dhëna janë publikuar së fundmi nga Universiteti Johns Hopkins.

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të vaksinave të shumta për virusin dhe një numri vendesh që vendosin masa parandaluese, ka ende qindra mijëra raste të reja çdo ditë.

Sipas Johns Hopkins, më shumë se 905.000 infeksione të reja i regjistruar më botë vetëm të enjten.

Deri më tani, më shumë se 3.1 milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-i në të gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *