COVID-19, Qipro e Katalonja “zonë e kuqe” për Gjermaninë

22:26 03/07/2021

Shteti gjerman i konsideron me rrezik të lartë për infektimin me koronavirus

Gjermania klasifikoi Qipron dhe Katalonjën e Spanjës si destinacione të njohura për pushime si dy zona me rrezik të lartë nga COVID-19. Përveç tyre sipas institutit “Robert Koch”(Koh) në të njëjtin klasifikim do të perfshihen edhe tri zona të tjera, në Spanjë dhe Norvegji.

Megjithatë këto masa pritet të mos kenë një ndikim të madh në turizëm, pasi kushdo që fluturon drejt këtyre destinacioneve duhet të testohet për COVID-19.

Sidoqoftë, në bazë të klasifikimit, Ministria e Jashtme e Gjermanisë këshillon qytetarët që të mos udhëtojnë drejt këtyre zonave të konsideruara të kuqe.

Sipas sistemit gjerman, vendet dhe rajonet klasifikohen si zona me rrezik nëse niveli i incidencës për 100 mijë banorë në një javë është më i madh se 50.

Agjencia Shëndetësore Europiane bën të ditur se Qiproja kishte përqindjen më të lartë të incidencës 14 ditore, me 179,6 raste për 100 mijë banorë. Portugalia kishte një incidencë 14 ditore prej 168,8, ndërsa Spanja kishte nivelin e tretë më të lartë, me 152 raste.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *