COVID-19, Republika Çeke hap kufijtë për turistët nga të gjitha vendet e BE-së

Republika Çeke do të hapë kufijtë e saj për turistët nga të gjitha vendet e BE dhe Serbia që nga 21 qershori, njoftoi ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech.

Udhëtarët do të duhet të provojnë se janë vaksinuar kundër Covid-19, janë testuar negativisht ose janë shëruar nga sëmundja.

Ata që kanë marrë vetëm një doze vaksine do të konsiderohen të vaksinuar për qëllime hyrjeje, 22 ditë pas marrjes së vaksinës.

Industria e turizmit në Republikën Çeke ka vuajtur shumë nga pandemia e koronavirusit.

Numri i turisteve të huaj në hotele në vitin 2020 u ul me gati 75% krahasuar me një vit më parë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *