COVID-19, rriten sërish shifrat e infektimeve në Itali, regjistrohen 469 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Italia vijon të regjistrojë shifra alarmante të vdekjeve nga COVID.

Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën 469 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 115 557.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 334 766 teste të realizuara, 16 168 persona kanë rezultuar pozitive.

Dje u regjistruan 476 viktima dhe 13.447 raste të reja.

Lajmi i mirë është se 20 251 pacientë janë shëruar, ndërkohë aktualisht në kujdesin intensiv janë të shtruar 3 490 pacientë me Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *