COVID-19, rritet numri i viktimave dhe rasteve e reja në Itali, ja sa u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit

Janë rritur sërish rastet e reja të infektimeve me COVID-19 në Itali.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13.447 të infektuar, 3.658 më shumë, krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 9.789.

Gjithashtu, është rritur edhe numri i viktimave. Këtë të martë janë regjistruar 476, ndërsa një ditë më parë 358.

Në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjithë spitalet e vendit, janë shtruar 3.526 pacientë.

Ndërsa nga krahu tjetër, në të gjitha pavijonet aktualisht janë të shtruar 26.952 pacientë. Rastet aktive në të gjithë territorin italian, janë 519.220, ku krahasuar me një ditë më parë, janë 5.197 më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *