Covid-19, shenja rikthimi në SHBA

covid 19 shenja rikthimi ne shba
covid 19 shenja rikthimi ne shba

15:57 19/04/2022

Në Shangai regjistrohen vdekjet e para nga Omicron

Infektimet me koronavirus po shfaqin shenja të një tjetër rritjeje në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Filadelfia, qytetin e 6 më të populluar të vendit, rivendosën detyrimin e mbajtjes së maskave në ambientet e brendshme.

Vetëm në këtë qytet janë dyfishuar rastet ditore, krahasuar me javën e kaluar. Edhe në Nju Jork, rritja e rasteve detyroi autoritetet të shtojnë nivelin e alarmit nga “Rrezik i ulët” në “të mesëm”. Infektimet përllogariten në mesatarisht 34 mijë raste në ditë.

Situata po përkeqësohet në Shangai. Këtë të Martë, autoritetet njoftuan 7 vdekje të reja nga Covid. Për të dytën ditë radhazi raportohen vdekjet e para nga Omikroni, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10. Infektimet ditore, vetëm në këtë qytet kanë arritur një mesatare prej 19 mijë.

Këtë të Martë, autoritetet urdhëruan testimin masiv të popullatës, një masë e ndërmarrë për të disatën herë që prej shpalljes së bllokadës së plotë në Mars, teksa Kina vazhdon të ndjekë politikën e infektimeve “Zero”. Përhapja e shpejtë e Omikronit ka shtuar shtrimet në spitalet e qytetit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts