Covid-19 shton numrin e miliarderëve/ Kush janë 50 mjekët që u benë pjesë e listës së “Forbes” pas nisjes së pandemisë

Që prej nisjes së pandemisë dy vjet më parë përveç të vdekurve, izolimit, frikës e përçarjes, revista Forbes njofton se të paktën 50 doktorë të përfshirë në vaksinat e trajtimet e koronavirusit kanë hyrë në listën e saj si miliarderë të rinj në dollarë.

Dy miliarderët kryesore sipas Forbes janë krijuesit e vaksinave Pfizer, Uğur Şahin, i grupit gjerman BioNTech, dhe Stéphane Bancel i grupit amerikan Moderna, nga Massachusetts.

Kreu i BioNTech ishte i panjohur në 2020, por raportohet se themeloi kompaninë me gruan e tij Özlem Türeci, dhe tani kanë një pasuri prej $ 4.2 miliardë. Ndërsa homologu i tij francez i Moderna, Stéphane Bancel, zotëron tashmë një pasuri thuajse të njëjtë me pararendësin, së bashku me doktorë e studiues të tjerë si Timothy Springer dhe Robert Langer.

Italiani Sergio Stevanato, është gjithashtu një miliarder i ri me grupin  Stevanato, i cili prodhon ampulat e miliarda vaksinave të kompanive.

Të tjera kompani që veprojnë me mjekimet e koronavirusit  kanë përfituar nga tregu masiv i sëmundjes. Carl Hansen, i kompanisë kanadeze AbCellera, vlen tashmë $2.9 miliardë me mjekimin e saj të anti-trupave.

August Troendle, themeliues i grupit amerikan Medpace, ka tashmë një pasuri prej $ 1.3 miliardë.

Miliarderët e rinj janë nga 11 vende të ndryshme, shumica nga Kina e SHBA.

Hu Kun, drejtor i grupit kinez Contec Medical Systems, është mes miliarderëve të rinj pasi aksionet e grupit të tij u rritën me 150% prej shitjeve të oksimetrave të pulsit që përdoren në spitale me pacientët e Covid-19.

Në listën e mëposhtme janë disa miliarderët e rinj të shëndetësisë që u shfaqën në listën e re te Forbes:

Yuan Liping4,1 miliardë dollarë

Hu Kun 3,9 miliardë

Carl Hansen 2,9 miliardë dollarë

Timothy Springer 2 miliardë

Sergio Stevanato 1,8 miliardë dollarë

Robert Langer 1.8 miliardë dollarë

Premchand Godha 1,4 miliardë dollarë

Août Troendle 1,3 miliardë dollarë

Li Juanquan 7,9 miliardë dollarë/ Produkte kirurgjike

Jian Jun 4,4 miliardë dollarë/ Biotech

Ye Xiaoping 4,2 miliardë dollarë/ Produkte farmaceutike

Hao Hong 3,4 miliardë dollarë/ Produkte farmaceutike 

Jin Lei 3,2 miliardë dollarë/ Produkte farmaceutike 

Liu Fangyi, 3,2 milliards dollar/ Pajisje mjekësore

Alberto Siçardi 2,1 miliardë dollarë/ Pajisje mjekësore   

Lv Jianming 3,1 miliardë dollarë/ Pajisje mjekësore

Gan Zhongru 2,8 miliardë dollarë/ Produkte farmaceutike 

Ëeng Xianding 2,8 miliardë dollarë/ Pajisje mjekësore  

Chen Xiao Ying 2,7 miliardë dollarë/ Informacione mjekësore   

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *