COVID-19, Silvio Berlusconi: Bërja e vaksinës s’është e detyruar, por ata që nuk duan ta bëjnë, duhet të respektojnë kufizimet e vendosura. Vendi ka nevojë për kohezion

Prej më shumë se një viti bota po përballet me pandeminë COVID-19. Si “arma” kryesore për të luftuar virusin vrasës, është vaksina.

Italia, është një nga shtetet, që ndonëse nuk e ka vendosur me detyrim bërjen e vaksinës nga popullata, ka vendosur masa kufizuese për të pa vaksinuarit. Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Ai ka thënë për mediat se askush nuk mund të imponojë për vaksinat, por ata që vendosin të mos injektohen me dozat mbrojtëse, duhet të pranojnë kufizimet që rrjedhin prej saj.

“Jemi duke u përballur me një situatë të rëndë. Një vend si i yni nuk detyron qytetarët që të vaksinohen, por ata që nuk preferojnë ta bëjnë një gjë të tillë, duhet të pranojnë masat e vendosura.

Kjo iniciativë e qeverisë është e jashtëzakonshme dhe për këtë të gjithë duhet të biem dakord. Duhet një kohezion nga të gjitha palët, për të kapërcyer këtë situatë të vështirë që ndodhet bota sot”, tha Berlusconi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *