COVID-19, Singapori përjashton shtrëngimin e mëtejshëm të kufizimeve

Kufizimet e lidhura me pandeminë në Singapor po funksionojnë dhe kanë ndihmuar në bllokimin e një rritjeje të lehtë të numrit të rasteve COVID-19 që nga muaji i kaluar, tha sot ministri i Financave, Lawrence Wong.

Duke thënë se shifrat e rasteve kishin “rënë edhe më tej” që pas vendosjes së masave kufizuese dy javë më parë, Wong përjashtoi çdo “shtrëngim të mëtejshëm të sjelljes” përpara datës së përfundimit të 13 qershorit për masat.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 30 raste të reja të lidhura me virusin, numri total i të cilave ka arritur në gati 62 000.

Shumica e rasteve të raportuara që nga fillimi i pandemisë erdhën në mes të vitit 2020 dhe ishin midis punëtorëve migrantë.

Gjithashtu, ministria raportoi edhe 32 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *