Covid-19, situatë e rëndë në SHBA, afro 3.900 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Me 3.887 të vdekur në 24 orët e fundit është rritur numri që shkon në mbi 647 mijë viktima nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 39 milionë e 842 mijë, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 647.593.

Kalifornia është shteti mnë i goditur nga pandemia, e cila regjistron mbi 4 milionë e 405 mijë raste,  ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3 milionë e 686 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 352 mijë.

Kalifornia renditet e para në SHBA, për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga Covid-19,  me 66.301 vdekje, dhe ndiqet nga Teksasi me 57.995 vdekje dhe New Yorku me 54.361 vdekje.

SHBA ka arritur të vaksinojë deri tani rreth 74 për qind të popullatës së rritur, të cilët kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër Covid-19 në SHBA mbi 74 për qind e popullatës së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në vend, mbi 206 milionë e 461 mijë persona kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 175 milionë 538 mijë kanë marrë të dyja dozat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *