COVID-19, Sllovakia mbyll shkollat dhe hap dyqanet për të vaksinuarit

Partitë qeverisëse të Sllovakisë kanë rënë dakord për një kombinim të lehtësimit dhe shtrëngimit të masave antikoronavirus, aktualisht në fuqi.

Siç u shpjegoi gazetarëve në Bratislavë ministri konservator i Shëndetësisë, Vladimir Lengvarsky, dyqanet që janë mbyllur, që nga 25 nëntori do të lejohen të rihapen të premten.

Megjithatë, ata që as nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe as janë rikuperuar, do të mund të hyjnë vetëm në dyqanet që shesin produkte thelbësore si ushqimi.

Restorantet dhe pikat e tjera që shërbejnë ushqim do të mbeten të mbyllura për të gjithë për momentin.

Në këmbim të hapjes së dyqaneve, të gjitha shkollat, përveç katër klasave të para, do të duhet të kalojnë në mësimin online nga e hëna e ardhshme.

Kryeministri Eduard Heger e quajti këtë kompromis një “fitore respekti dhe vendosmërie”. Para kësaj, katër partitë e koalicionit kishin debatuar publikisht prej ditësh se si do të vepronin mbi pandeminë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *