COVID-19, Sllovakia miraton përdorimin e vaksinës Sputnik V

Qeveria sllovake i ka dhënë dritën jeshile vaksinimit me vaksinën antiCOVID-19 ruse Sputnik V.

Sllovakia mori dërgesën e parë me 200 000 doza në mars.

Për mungesë të informacionit të nevojshëm, Sputnik V nuk është miratuar deri më tani nga EMA ose Instituti Shtetëror Sllovak për Kontrollin e Barnave (Sukl).

Sipas rezolutës së botuar, qeveria e kryeministrit Eduard Heger ka udhëzuar ministrin e Shëndetësisë, Vladimir Lengvarsky, të “lejojë vaksinimin me vaksinën e lartpërmendur, derisa të shterohen 200 mijë dozat e importuara”.

Deri më tani, rreth 30% e popullsisë në Sllovaki ka marrë të paktën dozën e parë të njërës prej vaksinave antiCOVID-19.

Aktualisht, vendi po përdor kryesisht vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *