COVID-19, Sllovenia shtrëngon kufizimet e hyrjes në vend

Nga frika e përhapjes së varianteve më ngjitëse të koronavirusit, Sllovenia po shtrëngon rregullat e hyrjes në vend.

Si rregull i përgjithshëm që nga e enjtja, udhëtarët drejt vendit të vogël të Evropës Qendrore duhet të provojnë nëse janë vaksinuar kundër Covid-19, janë shëruar ose janë testuar negativisht së fundmi.

Po ashtu edhe udhëtarët që kalojnë nëpër Slloveni drejt destinacioneve të njohura turistike të Kroacisë duhet të paraqesin teste dhe certifikata vaksinimi.

Deri më tani, udhëtarët nga vendet me rrezik të ulët mund të hynin pa asnjë kusht.

Përjashtimet e vetme nga rregullat e reja janë fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe punëtorët ndërkufitarë të bujqësisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *