COVID-19, Spanja planifikon heqjen e kufizimeve për mbërritjet nga BM

Spanja do të heqë kufizimet në fuqi që nga dhjetori për mbërritjet nga Britania e Madhe më 30 mars, njoftoi zëdhënësja e qeverisë, María Jesús Montero.

“Zgjatja e kufizimeve mbahet me Afrikën e Jugut dhe Brazilin deri më 13 prill, por jo me Britaninë e Madhe, një vend ku programi i vaksinimit kundër Covid-19 është shumë i përparuar”, tha Montero në fund të një Këshilli të Ministrave.

“Në fakt, kufizimet për Afrikën e Jugut dhe Brazilin, të marra fillimisht më 2 shkurt, do të shtyhen deri më 13 prill”, shtoi ajo.

Vetëm shtetasit spanjollë ose nga Andorra, si edhe banorë të huaj në Spanjë ose Andorra lejohen nga Afrika e Jugut ose Brazili.

Përveç shtetasve dhe banorëve, një përjashtim bëhet edhe për udhëtarët në tranzit drejt një vendi që nuk i përket zonës Shengen: në këtë rast, ata nuk kanë të drejtë të largohen nga aeroporti dhe nuk mund të qëndrojnë më gjatë se 24 orë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *