COVID-19/ Studimi: Vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer të efektshme ndaj varianteve të reja të virusit, edhe ndaj DELTA-s

Një studim i bërë nga Universiteti i Oksfordit, ka arritur në përfundimin, se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer janë të efektshme ndaj mutacioneve të virusit, si DELTA apo KAPPA. Mbi këtë studim, ka reaguar dhe numri dy i vaksinës AstraZeneca, Menelaos Pengalos, i cili ka thënë:

“Studimi është inkurajues. Të shohim më tej rezultatet e dala. Por fillimisht është në interes s të gjithëve, që vaksina jonë rezulton e efektshme ndaj varianteve të tjera të virusit”.

Varianti DELTA në fakt, e cila njihet ndryshe si varianti indian i virusit, është duke u përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës. Alarmi është ngritur dhe nga

Organizata Botërore e Shëndetit, e cila, ka theksuar se duhet të nisë shpejt shpërndarja e vaksinave, edhe për vendet e varfra, në mënyrë që situata e virusit të mos përparojë më tej, e të sjellë pasoja.

Studimi gjithashtu tregoi, se personat që e kanë kaluar virusin, janë të rrezikuar nga variantet e saj, por, paraprakisht thuhet se shkalla e fatalitetit është e ulët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *