COVID-19, Uashingtoni lehtëson paralajmërimin për udhëtimet

SHBA ka lehtësuar paralajmërimin e saj për udhëtarët që dëshirojnë të udhëtojnë në disa vende, përfshirë Francën, Gjermaninë, Kanadanë, por edhe Japoninë një muaj e gjysmë para Lojërave Olimpike.

Këto vende, së bashku me shumë të tjera, që u prekën nga paralajmërimi i nivelit maksimal 4 (“Mos udhëtoni atje”) për shkak të krizës shëndetësore, po ulen në nivelin 3 (“Shmangni udhëtimin atje”), sipas faqes në internet të diplomacisë amerikane.

Një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit i shpjegoi lehtësimet me një “ndryshim metodologjik” në analizën e rrezikut shëndetësor për udhëtarët, i kryer nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Ky lehtësim vjen në një kohë kur Bashkimi Europian ka vendosur të lejojë hyrjen e udhëtarëve amerikanë të vaksinuar kundër COVID-19, por po kërkon reciprocitet në SHBA, që ende e ndalon ardhjen e joamerikanëve dhe jorezidentëve nga Zona e Shengenit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *