Covid-19/ Ukraina shënon një tjetër rekord të zi, mbi 600 të vdekur në 24 orë, vendi mes masash të rrepta kufizuese

Ukraina regjistroi një rekord 26,870 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 26,701 infeksionesh të regjistruara dje.

Sipas shifrave të ministrisë, 648 persona kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit.  Në Ukrainë janë raportuar gjithsej 2.88 milionë raste të Covid-19 dhe 66.52 vdekje.

Kujtohet se banorët e Kievit do të duhet të tregojnë certifikatat e vaksinimit për të hyrë në restorante, palestra dhe transport publik nga e hëna, siç njoftuan autoritetet e qytetit dje.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *