COVID-19, vatër e re e variantit Delta në Kinë

Kina po përballet me një shpërthim të ri të variantit Delta në provincën juglindore të Fujian-it, ku janë zbuluar më shumë se 70 raste infeksioni, shumë prej të cilave te fëmijët, duke vënë në sprovë politikën e “Zero Covid”.

“Më pak se një muaj pas vënies nën kontroll të shpërthimit në Nanjing, qershorin e kaluar, dhjetëra raste janë shfaqur deri më tani në rajon”, thanë autoritetet lokale.

Ka më shumë se 70 infeksione në tre qytete: Xiamen, Quanzhou dhe Putian, që në buletinin e fundit të së dielës, i lëshuar sot nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, shënuan 22 raste kumulative.

Nga këto, 13 të tjera asimptomatike u gjetën në Putian.

Provinca deri më tani ka regjistruar 43 infeksione të transmetimit të brendshëm, që nga 10 shtatori dhe 32 asimptomatike, të gjitha nën vëzhgimin mjekësor, për një total prej 75 rastesh.

Në nivel kombëtar, ka 27 raste të reja të importuara, që lidhen me të dielën, përfshirë 17 në Yunnan, pesë në Shanghai, tre në Guangdong dhe në Sichuan dhe Shaanxi nga një rast përkatësisht.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *