Covid-19/ Vendi i përfshirë nga protestat masive, ministrja franceze premton lehtësim të masave: Nëse gjendja përmirësohet do të jemi në gjendje…

Kufizimet e pasaportave të vaksinave në Francë mund të lehtësohen nëse normat e infeksioneve Covid-19 në vend fillojnë të ngadalësohen. Kështu bëri të ditur të shtunën ministrja e punës, Ablisabeth Borne.

“Gjendja shëndetësore po përmirësohet. Nëse kjo konfirmohet, ne do të jemi në gjendje të lehtësojmë rregullat, ” tha ajo duke shtuar se kjo mund të vendoset” në ditët në vijim “.

Kjo deklaratë vjen pasi një grup francez i shitjes me pakicë, Auchan, tha se futja e kartës së vaksinës, “pass sanitaire”, kishte goditur biznesin e saj në fillim të tremujorit të tretë. Klientët në qendrat tregtare me një sipërfaqe prej më shumë se 20,000 metra katrorë duhet të kenë një leje të vlefshme.

Ndërkohë, protestat vazhdojnë kundër masave të qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.