COVID-19, Zvicra shtyn hapjen për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike

Rritja e normave të COVID-19 e detyroi sot qeverinë zvicerane të tërhiqet nga planet për të lehtësuar masat e bllokimit në ditët e ardhshme.

“Situata epidemiologjike nuk e lejon më qeverinë që të heqë kufizimet e daljeve ose hapjen e bizneseve”, tha ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

Në vend të kësaj, ndryshimi i vetëm i planifikuar do të jetë lejimi i 10 personave, nga pesë më parë, që të mblidhen brenda për ngjarje private.

“Ju lutem jini pak më të durueshëm”, shtoi Berset për restorantet dhe organizatorët e ngjarjeve, që po bëjnë presion për heqjen e kufizimeve, në mënyrë që të rifillojnë të organizojnë aktivitete.

Vendimi, nëse do të lejohet ngrënia në natyrë në restorante ose heqja e kufizimeve në ngjarjet kulturore dhe aktivitetet sportive, tani do të vijë në mes të prillit.

Shpresa e qeverisë është se deri atëherë do të ketë bërë përparim me vaksinimin.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *