Covid, Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëron stafin e tij të largohet nga Shangai

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar të gjithë personelin jo thelbësor që të largohet nga qyteti i Shangait për shkak të emergjencës Covid-19.

Pikërisht kështu thuhej në një shënim në faqen e internetit të departamentit, tre ditë më parë, ku ai kishte autorizuar vetëm stafin jothelbësor të konsullatës dhe familjet e tyre të largoheshin dhe këshilloi qytetarët amerikanë të mos shkonin në metropolin kinez ku ka qenë në fuqi një bllokim shumë i rreptë për rreth dy javë.

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar të gjithë punonjësit jo-thelbësorë të konsullatës amerikane në Shangai të largohen nga metropoli për shkak të rritjes së rasteve me Covid, thuhet në deklaratë.

Diplomatët amerikanë ngritën “shqetësimet e tyre për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve amerikanë me zyrtarët kinezë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.