COVID-i, probleme me stomakun dhe operime, Reali i Madridit kthehet në një… spital






Reali i Madridit pritet të nisë të shtunën ndaj Selta Vigos sprintin final drejt objektivave madhorë në këtë sezon, La Liga dhe Liga e Kampioneve. Por në prag të përballjes me Seltën nuk është ai që Ançeloti do të dëshironte. Vetë trajneri i Realit dhe disa lojtarë po përballen me probleme të ndryshme shëndetësore, teksa të tjerë vijojnë të jenë të dëmtuar.

anceloti benzema

COVID 19 – Gjithçka nis nga kreu, Ançeloti. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se trajneri i Realit ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Italiani ka shfaqur simptoma të lehta dhe gjendja e tij është e mirë. Problemi qëndron se Ançeloti rrezikon të mungojë në stol në takimin ndaj Selta Vigos.

Edhe pse në Spanjë është hequr karantinimi i detyrueshëm, Ançeloti mund të vendosë të karantinohet për të mos rrezikuar edhe lojtarët në kontaktet e përditshme. Mediat spanjolle raportojnë se veç Ançelotit askush në skuadër nuk ka rezultuar pozitiv.

KROS – Shqetësuese është situata dhe për mesfushorin e Realit, Toni Kros. Mediat spanjolle kanë raportuar se në javët e fundit mesfushori gjerman ka humbur 2 kilogramë në peshë. Shkak janë bërë problemet që ai ka me stomakun. Por pavarësisht kësaj trajneri Ançeloti nuk ka ndër mend ta kursejë në sprintin final.

DËMTIMET – Situata nuk është më mirë kur flitet për dëmtimet. Eden Hazard me shumë gjasa e ka mbyllur sezonin, pasi i është nënshtruar një tjetër operacioni. Klubi madrilen ka bërë me dije se gjithçka ka shkuar me sukses, por rikthimi i tij në fushë nuk pritet të ndodhë shpejt.

Kamavinga e Valverde kanë shfaqur probleme të ndryshme pas kthimit nga angazhimet me kombëtaret e tyre, teksa shqetësuese mbetet edhe situata e kapitenit Benzema dhe mbrojtësit Mendi. Të dy francezët janë stërvitur të veçuar dhe prania e tyre në fushë për takimin ndaj Selta Vigos është në mëdyshje.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLL – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.