
Omicron nuk ka kursyer as një nga vendet me përqindjen më të lartë të vaksinimeve në botë, Izraelin, ku indekset e pandemisë të shtyra nga ky variant po rriten.
Numri i infeksioneve, rastet e rënda dhe vdekjet, po njohin rritje, çka tregon se Omicron ka arritur të shmangë efektin e vaksinës aktuale.
Për të dytën ditë radhazi, infeksionet e reja arritën në mbi 83,000 njësi, ndërsa rastet e rënda arritën në 856, shumë përtej pikut të fundit prej 737 të regjistruar në shtator.
Shifra më e fortë ka të bëjë me numrin e vdekjeve, ka pasur 236 që nga fillimi i janarit, me një mesatare ditore që është rritur në ditët e fundit.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al