Covid/ Në Serbi regjirtrohet rasti i parë i infektimit të Covid bashkë me gripin

Rasti i parë i infektimit të njëkohshëm me Covid dhe gripit është shënuar në Serbi. Në dhënien e lajmit mediat raportuan se bëhet fjalë për një banor në Kikinda, në verilindje të vendit në kufi me Rumaninë, kushtet e të cilit janë të mira, pa simptoma të veçanta.

Vendi ballkanik, ashtu si shtetet e tjera të rajonit, prej javësh po përjeton një rritje të ndjeshme të infeksioneve, kundrejt një përqindjeje ende të ulët të individëve të imunizuar, më pak se 60%. Në 24 orët e fundit në Serbi janë shënuar 16.403 raste të reja nga gjithsej 34.817 testime të kryera, me 30 të vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.