Covid19/ Omicron po afrohet furishëm, në Britani virologët njoftojnë vaksinim masiv me dozën e re përforcuese në vjeshtë

Zyrtarët shëndetësorë në Britaninë e Madhe kanë dhënë mbështetjen e tyre të parë publike për një vaksinë përforcuese specifike për variantin Omicron të virusit Covid19 gjatë vjeshtës, e cila sipas tyre do të rrisë dhe zgjerojë mbrojtjen nga infektimi.

Gjithashtu mediat vendase bëjnë me dije se mjekëve të përgjithshëm në Britani u është thënë se NHS po përgatitet të fillojë fushatën e saj përforcuese më 1 shtator, me zyrtarët që shprehin një ‘interesim definitiv’ për vaksinën e re të Modernas.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) po rekomandon që personat mbi moshën 65 vjeç të marrin një vaksinë përforcuese, por shefi mjekësor i Moderna ka sugjeruar që ato t’u jepen të gjithëve, përfshirë edhe fëmijët.

Hbt
Hbt

Kompania thotë se ka prodhuar tashmë miliona doza të një vaksine të re, e cila pretendon se është pesë herë më e mirë se vaksina origjinale dhe është krijuar në mënyrë specifike për të luftuar variantin Omicron të virusit vdekjeprurës.

Sidoqoftë, këtij veprimi të ri ende duhet t’i jepet drita jeshile nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) përpara se të aplikohet, me zyrtarët që janë të përgatitur të përdorin vaksina tashmë të miratuara.

Shqetësimi dhe paralajmërimi për një vaksinë përforcuese në Britani vjen pasi numrat e rasteve janë rritur në javët e fundit, me variantin më ngjitës që po përhapet gjerësisht.

Gr
Gr

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) vlerëson se rreth 2.3 milionë njerëz aktualisht janë të prekur nga sëmundja, me infeksionet që janë rritur me një të tretën në vetëm një javë.

Pranimet në spital janë trefishuar gjithashtu muajin e fundit, duke shtuar presion mbi një NHS tashmë të mbingarkuar, megjithëse vetëm një pjesë e pacientëve janë kryesisht të sëmurë nga kjo sëmundje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.