“Covidi nuk është shqetësim i Ramës, po të ishte do të…”/ Basha: Vërdalliset rreth premtimeve të PD-së për shkak të dështimeve



Kryeministri Edi Rama e ka sulmuar jo pak opozitën për takimet e saj elektorale për shkak të dyndjes së njerëzve, por për kreun e opozitës, ky nuk është shqetësim real i tij.

basha

Basha thotë se synimi i Ramës është zhvendosja e vëmendjes nga dështimet e tij.

Basha thotë në News 24, se kryeministri vërdalliset rreth premtimeve të kandidatit të opozitës për kryeministër,

Basha: Covidi nuk është shqetësim i Ramës. Po të ishte shqetësim do të shtonte urbanët në Tiranë ku njerëzit ngjeshën si sardele. Kryeministri në ikje nuk ka fushatë, është kthyer në satelit i kandidatit të opozitës. Ai sillet rreth fushatës time, duke u vërdallisur.

Nëse Edi Rama do të kishte pasur shqetësim covidin, shikon urbanët, kafet në bllok. Po të kishte pasur këtë shqetësim nuk do të kishte dhenë 15 herë më pak se Maqedonia e Veriut. Shqetësimi i Edi Ramës është humbja e pushtetit dhe zhvendosja e vëmendjes së opinionit publik.

Ka thënë do të hap negociatat në vitin e parë të mandatit të parë dhe kanë kaluar 8 vite dhe negociatat nuk janë hapur.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *