
Realizimi i një seti fotografik në Napoli nuk ka shkuar siç duhet për dy aktoret, Serena de Ferrari dhe Kyshan Wilson.
Teksa ato ishin duke xhiruar në lagjen spanjolle të qytetit për promovimin e serialit “Mare fuori”, një incident me nota humoristike është regjistruar.
Një murgeshë që ishte duke kaluar pranë tyre është ndalur dhe ka tentuar t’i ndajë vajzat, të cilat po shkëmbenin një puthje në buzë.
“Çfarë po bëni? Ej, çfarë bëni, është djalli!”, tha murgesha.
Ndërkohë modelet e shoqëruan me të qeshura konstatimin e saj, ndërsa operatori i setit ka ndërhyrë shumë shpejt duke thënë: “Po punojmë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al