Ç’po ndodh në Britani? “Sindroma” e dorëheqjeve mund të godasë dhe opozitën, kryelaburisti Keir Starmer dhe zëvendësja e tij në rrezik prej “Beergate”

cpo ndodh ne britani sindroma e doreheqjeve mund te godase dhe opoziten kryelaburisti keir starmer dhe zevendesja e tij ne rrezik prej beergate
cpo ndodh ne britani sindroma e doreheqjeve mund te godase dhe opoziten kryelaburisti keir starmer dhe zevendesja e tij ne rrezik prej beergate

Britania e Madhe është kapluar në 72 orët e fundit nga “sindroma” e dorëheqjeve, e cila i mori pushtetin nga duart edhe kryeministrit karizmatik të vendit, Boris Johnson, i detyruar të tërhiqet pas “shkundjes” që iu bë nga kabineti i tij.

Por në raportimet e fundit Londra, duket se kjo sindromë do të prekë edhe Laburistët në opozitë, të cilët shumë shpejt mund të humbasin liderin e tyre Keir Starmer dhe nënkryetaren Angela Rayner.

Një garë e mundshme lidershipi në partinë Laburiste sipas vetë Angela Rayner mund të vijë, nëse ajo dhe Starmer do detyrohen të japin dorëheqjen pas publikimit të hetimit të policisë për skandalin “Beergate”.

Numri 1 dhe 2 i opozitës britanike janë zotuar publikisht se do të japin dorëheqjen nëse policia u jep atyre një njoftim fiks penal për këtë skandal.

Deputetja e Partisë Laburiste teksa ishte duke komentuar dorëheqjet në radhët e Konservatorëve dhe i bëri thirrje Boris Johnson që të mos presë tetorin për t’u larguar përfundimisht, u detyrua që edhe të pranojë se si ajo, ashtu edhe Keir Starmer, mund të mos jenë aty deri në vulosjen e tërheqjes së rivalit të tyre politik.

“Procedurat tona do të ishin që NEC do të delegonte orarin, por ne kemi një mori talentesh në partinë tonë që mund të ecin përpara, sepse ne jemi një ekip dhe jemi një qeveri në pritje”, tha ajo.

Sa i përket çështjes së tyre, ata janë zbuluar duke thyer rregullat e Covid-it në festën e tyre të “Beergate”. Dyshja laburiste i dërgoi policisë tre javë më parë një pyetësor në lidhje me festën, ndërsa tani janë në pritje që Durham Constabulary të shpallë një vendim të menjëhershëm.

Kjo e lë të hapur perspektivën e një gare për udhëheqjen e laburistëve që do të zhvillohet njëkohësisht me betejën për t’u bërë zëvendësuesi i Johnson si udhëheqës i konservatorëve.

Pasi pa një mori deputetësh dhe ministrash konservatorë që e braktisën atë në një periudhë të trazuar 48-orëshe, kryeministri dje njoftoi dorëheqjen e tij. Por ai synon të vazhdojë për momentin si kryeministër ‘kujdestar’, ndërsa një lider i ri konservator është zgjedhur për ta pasuar atë.

Kjo do të thotë se Johnson mund të qëndrojë në Doëning Street edhe për shumë javë, por kjo ka zemëruar kritikët konservatorë të cilët duan që ai të largohet menjëherë, me zëvendëskryeministrin Dominic Raab si një zëvendësues të përkohshëm.

Laburistët tani po guxojnë efektivisht që të bëjnë për vete ata rebelë konservatorë, duke i shtyrë të ndërmarrin veprime. Keir Starmer është zotuar se do të paraqesë një mocion besimi në Dhomën e Komunave nëse Johnson nuk e liron zyrën me shpejtësi dhe me konventë, Qeveria është gjithmonë e detyruar të pranojë kërkesën e liderit të opozitës për mocion besimi.

Nëse më pas qeveria humbet një votim për atë mocion, ajo mund të shkaktojë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts