Ç’po ndodh në Bruksel?! Ambasadori i SHBA në Serbi: Ka përparim në dialogun me Kosovën, koha të përmbyllet procesi

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë po dialogojnë në Bruksel, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri, teksa rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak, për të dhjetën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Pas paralajmërimeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se marrëveshja është afër me palën serbe, kanë ardhur reagimet e para nga bashkësia ndërkombëtare.

Pas përfaqësuesit të BE-së dhe ambasadës së SHBA në Kosovë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godrey.

Godrey ka rikonfirmuar ato që ka thënë më parë Stano se ende nuk ka ndonjë marrëveshje, duke shpërndarë reagimin e përfaqësuesit Evropian.

Ai ka thënë se mes palëve dialoguese ka pasur një progres të konsiderueshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje.

“Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim, Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të ofruar mbështetjen amerikane për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i konsiderueshëm. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”, deklaroi Godrey.

Shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja, e cila sipas tij pret miratimin e Bogradit, është arritur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *