Cramon reagon pas deklaratës së Grenell: Pika kufitare në Merdar është ndërtuar nga BE në vlerë 6 mln euro

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar në lidhje postimin e ish-të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Ky i fundit teksa ka qëndruar të enjten në Kosovë, ka thënë se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit. “Sot kalova kufirin me Kosovën Serbinë në Merdar. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik”, shkroi ai.
Cramon në Twittër, ka thënë se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të ShBA-ja.

Më tej ajo ka përmendur edhe çështjen e emërtimit të Liqenit të Ujmanit, duke i thënë se do të ishte mirë që investohej në vend të ndryshimit të emrit. “Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë. Pika CC Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër në vend që ta riemërtoni Liqenin e Ujmanit sillni edhe pak para”, -tha Cramon.

Për Marrëveshjen e Washingtonit, të enjten ka folur edhe ish-presidenti Donald Trump.
Trump ka bërë thirrje që marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga administrata e tij nuk duhet të braktisen, sepse siç ka thënë ai, janë historike dhe janë në pyetje shumë jetë njerëzish.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *