“Çuam një letër në FIFA, por… “, babai shpjegon pse Granit Xhaka nuk mundi të luajë për Shqipërinë








Granit Xhaka po përjeton sukses të madh në këtë Europian, teksa me shiritin e kapitenit në krah po udhëheq Zvicrën drejt historisë.

ip xhaka

Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, babai i Granit dhe Taulant Xhakës, Ragip Xhaka foli hapur për zgjedhjen e Zvicrës nga djali I tij si dhe tregoi një prapaskenë nga ndeshja Shqipëri-Serbi që u luajt në “Elbasan Arena”.

KOMBËTARJA– “Kur djemtë filluan të merren me sport,  të bëhen të gjallë si i themi në gjuhën popullore, kam pasur kontakt me Shqipërinë. Pati një mospajtim dhe nuk shkoi aty. Sa i përket Kosovës, ka qenë e ditur se nëse luajnë në Evropian më parë, atëherë ka qenë e pamundur të luanin me Kosovën.

E kemi çuar një letër në FIFA, drejtpërsëdrejti, pa ndihmën e askujt, me anë të avokatit tonë. Na është kthyer e mbyllur, me përgjigje për shkak të Kampionatit Evropian. Aty u mbyll gjithçka. Kritikat më kanë ardhur mua si prind dhe familjes. Nuk e ndiej vetën fajtor. Për gjithë atë që kemi bërë deri tani, pa marrë parasysh Zvicrën apo Kosovën, jam krenarë. Asnjëherë nuk e kemi harruar Kosovën”.

PRAPASKENA – “Jo se janë vetëm këta dy, por janë të vetmit dy djem shqiptarë, dy vëllezër, që dalin hapur dhe e mbrojnë, si Kosovën, ashtu edhe Shqipërinë, me shkrim, me anë të mediave, në fushë, me gjithçka, edhe pse Graniti luan me kombëtare tjetër. Ai ka motivuar lojtarë të tjerë.

Po ju tregoj një rast, në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë, që luhej në Shqipëri, Graniti filloi të qante përse ngriti tre gishtat njëri lojtar në Tiranë. Nuk e kemi fshehur që jemi shqiptarë, kurrë, asnjëherë. Më vjen keq që ka ndodhur kështu, por ai ka qenë fati, si për Zvicrën, si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë”, tha babai i Granitit dhe Taulantit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *