Çudira shqiptare/ U prezantua te Tomori, sulmuesi i njohur përfundon në Pukë










Çudirat nuk kanë të sosur në Shqipëri, lojtarët ndërrojnë ekipet brenda javës. Pas Endrien Maganit, edhe Vilfor Hysa e ka “braktisur” Tomorin.

HYSA

Nëse më 13 gusht zyrtarizohej në Berat, dje ka zbarkuar në Pukë. Sulmuesi 31-vjeçar nuk ka arritur akordin me beratasit dhe direkt është sistemuar te një tjetër klub i Kategorisë së Parë.

Ai ka dalë dje në stërvitje me Tërbunin. Te pukjanët ka pasur të tjera surpriza nga merkatoja. Grupit i është bashkuar Florian Peqini nga Partizani dhe Vilson Lila nga FC A&N Prizren.

Vilfor-Hysa-470x312

FAZA

Pasi dështoi faza përgatitore në Bogë të Kosovës, Tërbuni është zhvendosur në Pukë. Për dy javë pukjanët do të stërviten në qytetin e tyre. Ekipi është pritur në Pukë nga kryetari i bashkisë dhe tifozëria pukjane, ndërkohë që është akomoduar në hotel “Turizmi” të qytetit. Dje, ekipi doli në stërvitje dhe ishin të shumë tifozët që dëshironin ta ndiqnin gjatë seancave stërvitore. Tërbuni po përgatitet me dy seanca ditore në ditë, paradite nga ora 09:00-12:00 dhe pasdite 05:00-19:30.

DREJTORI

Pas rikthimit të Elson Demit, blindohet katërkëndori. Veç tij, në gatishmëri për portën janë edhe Klajdi Kuka e Erik Limani, ndërsa trajner për këtë sektor është zgjedhur Besnik Malaj, duke kompletuar zyrtarisht edhe stafin teknik. Viktor Gjoni analizon përgatitjet e deritanishme, miqësoret dhe flet për merkaton.

viktor gjoni

Drejtori teknik gjatë një bisede me gazetën thotë: “I zhvendosëm përgatitjet në Pukë. Jam i kënaqur nga trajneri Beqiri, që është shumë i përkushtuar gjatë seancave stërvitore dhe në përzgjedhjen e lojtarëve. Në ekip na kanë ardhur lojtarë me emër, por ne nuk do ta mbyllim merkaton. Ajo është e hapur deri në limit.

Jemi thuajse drejt kompletimit, e megjithatë kemi ende punë për të bërë. Kemi vendosur të zhvillojmë edhe një ndeshje miqësore para se të nisë kampionati. Gjatë këtyre ditëve që ekipi do të qëndrojë në Pukë, do të bëhet përzgjedhja e organikës që do të përballojë sezonin 2021-2022 dhe pastaj do të lidhim kontratat”.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *