Çudit policja në Indi, kontrollon trafikun e renduar me foshnjën në krahë (VIDEO)

Një police në Indi është bërë virale në rrejt, pasi është shfaqur duke kontrolluar trafikun me foshnjën në krahë. Policja, shfaqet në trafikun e rënduar në qytetin e Chandigarh.

Pamjet e publikuara kanë nxitur debat të madh në rrjet. Disa përdorues e kanë cilësuar policen si të papërgjegjshme, për vetë mënyrën se si po e mban fëmijën, ndërsa të tjerë e kanë vlerësuar dëshirën e saj për të punuar dhe rritur fëmijën.

“Pse ajo po e mban foshnjën në një rrugë të ngarkuar mes kohës së ndotjes së lartë të ajrit dhe një pandemie? Personalisht, unë nuk mendoj se kjo ka nevojë për inkurajim më tepër për introspektivë”, tha një përdorues.

Një tjetër shtoi, “Le të mos e inkurajojmë këtë”.

Për më shumë ju ftojmë të videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *