Daja: Arbitrat gabojnë gjithnjë kundër Partizanit, në FSHF ka shumë specialista…

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, foli pas barazimit pa gola kundër Teutës për “SuperSport”, ku u shpreh:

Daja

ARBITRIMI – “Edhe kur ka mbaruar ndeshja në Laç, ku ishin shumë skuadra, jam marrë me arbitrin sepse më keni pyetur dhe jam përgjigjur. Ajo që do të thosha, është se gabojnë të gjithë, edhe arbitrat. Ajo që them unë, është: “Pse nuk gabohet një herë në favorin tonë?” gjithsesi, nuk dua ta ngatërroj ndeshjen me arbitrimin, pasi ka ekspertë në FSHF që e shohin 30 herë dhe sërish i japin të drejtë arbitrave”.

BARAZIMI – “Besoj se kemi bërë një pjesë të parë goxha të mirë, kemi ndjerë në disa minuta presionin e Teutës, për vetë faktin që kemi shpenzuar shumë energji në 120 minuta në Kupë. Përveç kësaj, prishëm dhe pak ekuilibrat në mesin e fushës, me spostimet e panevojshme të Bardhit dhe Muratajt. Gjithsesi, ekipi bëri mirë sot dhe provoi gjithçka kundër një rivali të fortë si Teuta dhe si përfundim, kemi dhe një gol të mohuar, siç e thatë dhe ju. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe t’i marrim ndeshjet në vazhdim si finale”.

PASIMI I FUNDIT – “Nuk është vetëm pasimi i fundit problem, por e gjithë manovra duhet të ndihmojë sulmin. Mungoi mbështetja me 3-4 lojtarë drejt lojtarit të golit. Bardhi po e bën diçka të tillë, ndërsa Murataj po ambientohet ndeshje pas ndeshje. Nëse shtyjmë më shumë drejt goli, edhe pasimi i fundit do të jetë më i mirë”.

TITULLI – “Diferencën e kemi bërë deri më tani. Në start të kampionatit, nuk na llogariti askush se Partizani do të ishte pretendent për titull, për shkak të problematikave që kishim. Por jemi sërish një nga ekipit që do të luftojë deri në fund për marrjen e trofeut”.

BILANCI ME RIVALËT – “Në raport me kundërshtarët, pavarësisht se nuk i kemi mundur, kemi bërë mirë. Me Teutën kemi tre barazime, kemi vetëm 2 humbje kundër Vllaznisë dhe Laçin, me të cilat kemi ndeshje sërish dhe mund ta rregullojmë bilancin”.

SULMI – “Çinari në përgjithësi ka kërkuar topat në thellësi, që do të thotë se dy mesfushorët do të kishin më shumë hapësira. Unë do t’i përgëzoj lojtarët dhe do t’i justifikoj, pasi kemi pasur vetëm një ditë kohë për të përgatitur ndeshjen. Kemi lojtarë të mirë që i kapin mirë zonat e sulmit. Kishim 3-4 aksione ku mund të shënonim dhe të fitonim.

Megjithatë, jam i kënaqur nga ekipi, nga djemtë. Kemi dy javë që mund të na japin më shumë energji dhe do të na rikthehen të gatshëm 100% Zhunior dhe Ferhan Hasani. Gjithsesi, deri më tani kemi marrë atë që kemi merituar, pavarësisht disa episodeve”.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *