Daja me “11 klasikët”, Shehi ka dilema në sulm. Ja formacionet e mundshme në Partizani-Tirana









Belica, Zhunior dhe Kaçe, të cilët patën probleme para ndeshjes me Kukësin, tashmë janë kthyer në ekip dhe janë stërvitur rregullisht në këto ditë para derbit me Tiranën.

derbi

Ky padyshim është një lehtësim i madh për trajnerin Daja, i cili ka shansin tashmë të luajë me më të mirët dhe të mos bëjë modifikime.

Në këtë sfidë, tekniku i të kuqve pritet t’i kthehet skemës 4-3-3, me të cilën skuadra duket se është konsoliduar dhe ka arritur të ambientohet më mirë, pasi edhe rezultatet flasin vetë. Në portë do të jetë sërish Teqja, teksa para tij Belica e Sembene janë në qendër të mbrojtjes.

Në krahë priten Albion Marku dhe Emiljano Musta, të zakonshëm në këtë edicion. Në repartin e mesfushës do të kthehet Kaçe si titullar, i cili shoqërohet nga Rrapaj dhe Herald Marku.

Sulmi do të jetë i njëjti. Cara, Mala dhe Zhunior përbëjnë ofensivën e Partizanit dhe do të tentojnë të ndëshkojnë Tiranën, e cila e ka fituar minimalisht derbin e parë. Në fakt alternativat e Dajës nuk janë të shumta, por duhet të themi se kjo 11- she ka qenë më e suksesshmja në këtë sezon.

Hera e parë që Daja e përdori rreshtimin me këta lojtarë ishte pjesa e dytë ndaj Laçit dhe rezultoi të ishte diçka pozitive, sepse barazuan.

Ndaj Kukësit trajneri luajti me skemën 3-5-2 dhe e humbi ndeshjen, edhe pse skema natyrisht nuk ishte faktori kryesor që ndikoi në rezultat.

PAR

TIRANA – Tirana ka zhvilluar stërvitjen e fundit para sfidës me Partizanin. Me skuadrën bardheblu sërish dje nuk ishte bashkuar Ismajlgeci.

Lojtari është lënë pushim, por me shumë mundësi do të jetë i grumbulluar me ekipin. Nga ana tjetër, Seferi ka qenë në fushë duke u stërvitur.

Me grupin nuk ishte as Ilion Lika, por ai do të jetë në stërvitje. Duke llogaritur riaftësimin e dyshes Seferi-Ismajlgeci, Tirana do të luajë me 11-shen më të mirë që ka në dispozicion. Nga minuta e parë në portë, Bekaj, më pas Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci.

Në mesfushë, Toli, Totre, Limaj, ndërsa në sulm Seferi, Gjumsi ose Ngoja e Xhixha. Në mungesë të ndonjë lojtari, alternativat janë Përgjoni ose ndonjë modifikim në mbrojtje me tre dhe ndryshime në sulm.

Trajneri provoi dje Ngonë në majë të sulmit, ndërsa situata bëhet enigmatike deri pak orë se të fillojë ndeshja. Ismajlgeci do të jetë nga minuta e parë, gjithmonë nëse e lë gjendja fizike.

Gjithsesi, deri në derbi ka ende kohë dhe situatat mund të ndryshojnë nga momenti në moment. Kujtojmë që skuadra e Tiranës ka fituar ndeshjen e parë me Partizanin, një fakt që nuk ndodhte prej shumë sezonesh në Superiore.

Bardheblutë janë në krye të kampionatit me tre pikë më shumë se vendi i dytë.

TIR

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.