Dalin fotot e para nga mbetjet e nëndetëses turistike të zhdukur të Titanikut

20:45 28/06/2023

Mbetjet e para të nëndetëses turistike të zhdukur të Titanikut janë nxjerrë për herë të parë në sipërfaqe. Këto mbetje u shkarkuan në anijen ‘Horizon Arctic” në Kanada.

Foto të shumta të publikuara nga mediat ndërkombëtare treguan pjesë metalike të nëndetëses, që u gjetën në thellësinë e oqeanit.

Besohet se nëndetësja turistike me 5 persona në bord ka shpërthyer. Të pestë persona konsiderohen të vdekur.

Mbetjet e nxjerra sot në sipërfaqe janë dy kapakët fundorë të nëndetëses.

Nëndetësja turistike Titan ofronte ekspedita për të parë mbetjet e anijes së Titanikut që gjendet në Oqeanin Paqësor në një thellësi prej 3800 metra. /tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts