Dalin në dritë dokumentet se si Trump fitoi milionat nga hoteli luksoz, por në fund…

13:33 09/10/2021

Hoteli luksoz i Donald Trump në Uashington humbi më shumë se 70 milionë dollarë ndërsa ai ishte në detyrë pavarësisht nga marrja e miliona parave nga qeveritë e huaja, sipas dokumenteve federale të publikuara nga Komiteti i Dhomës për Mbikëqyrjen dhe Reformën. Komiteti, i kryesuar nga Carolyn B. Maloney, publikoi qindra faqe dokumentesh financiare mbi pronën e ish-Presidentit, që mori nga Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme.

Maloney dhe Gerald E. Connolly, pretendojnë se dokumentet tregojnë se Trump mori rreth 3.7 milionë Dollarë nga qeveritë e huaja dhe mori trajtim preferencial nga Deutsche Bank kur kjo e fundit i kishte dhënë hua 170 milionë Dollarë ish-Presidentit amerikan për të rinovuar pronën.

Zbulimet “ngrenë pyetje të reja dhe shqetësuese në lidhje me qiranë e ish-Presidentit Trump me Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme dhe aftësinë e agjencisë për të menaxhuar konfliktet e interesit të ish-Presidentit gjatë mandatit të tij në detyrë, kur ai ishte efektivisht në të dy anët e kontratës, si qiradhënës dhe qiramarrës”.

Sipas Washington Post, Maloney dhe Connolly gjithashtu i dërguan një letër me 27 faqe të Premten administratorit të Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme, Robin Carnahan, duke thënë se dokumentet garantojnë hetime të mëtejshme.

Raportimet e mëparshme nga Washington Post treguan se prona me 263 dhoma ishte gati gjysmë e zbrazët dhe humbiste para, por dokumentet japin deri tani kontabilitetin më të detajuar të hotelit dhe sesi Trump fitoi kontratën për qiranë në 2013. Dokumentet tregojnë, për shembull, se kompania e Trump duhej të injektonte në hotel më shumë se 24 milionë dollarë para nga arkat e kompanisë së tij për të kompensuar humbjet.

Trump i ka quajtur hetimet për hotelin dhe financat e tij, nga demokratët dhe prokurorët e Nju Jorkut, si të motivuara politikisht./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *