Dalin pamjet, shikoni si u shemb pallati në SHBA

08:36 25/06/2021

Mediat amerikane kanë publikuar pamjet e shembjes së një pallati banimi 12-katësh në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kamerat e sigurisë në zonën përreth kanë regjistruar momentin kur godina shembet pjesërisht mëngjesin e një dite më parë.

Ajo që mbetet ende e paqartë është shkaku për shembjen e godinës. Ekspertët nuk kanë ende një përgjigje për këtë dhe momentalisht fokusi është për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. Pas këtij momenti do të ketë një hetim për të zbuluar shkaqet.

Ekipet e emergjencës po punojnë pa pushim për të nxjerrë nga rrënojat sa më shumë të mbijetuar. Deri më tani rezulton që 1 person të ketë humbur jetën dhe 99 të tjerë të jenë zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit thonë se poshtë rrënojave dëgjojnë zhurmat e njerëzve.

Të paktën deri më tani janë lokalizuar 102 persona, por nuk dihet me siguri numri i tyre sa kanë qenë në ndërtesë kur pallati 40-vjeçar u shemb. Dhjetra të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat. /tvklan.al















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *