Dalin pamjet/ Si u ekzekutua “babai” i bombës atomike në Iran, orët e fundit të shkencëtarit

Kush ishte Mohsen Fakhrizadeh dhe si u vra në pritë në 27 nëntor 2020 në makinën e tij. Dyshohet për Mossad-in izraelit

Dita e fundit e jetës së Mohsen Fakhrizadeh fillon në Rostam Kola, një qytet në veriperëndim të Teheranit. Ai planifikon të mbërrijë në Absard, rreth 230 kilometra larg. Pavarësisht nga fakti se kreu i grupit të shoqërimit, e kishte paralajmëruar për një sinjal rreziku, shkencëtari vendosi të shkojë gjithsesi. Me të, janë gruaja e tij dhe njëmbëdhjetë roje nga njësia speciale Ansar-ol-Mahdi, të shpërndarë në një autokolonë prej 3-4 makinash.

Në orën 14.30 ata janë në Absard, largohen nga rruga “Firuzkuh” dhe kthehen në rrugën e Absardit, një arterie e gjerë që i lejon të ecin shpejt, me pak shtëpi afër. Kjo është skena e pritës, e ndjekur nga rindërtime të ndryshme.

Nga fillimi

Le të rifillojmë rindërtimin e ngjarjes, duke nisur nga e para, sipas një gazetari iranian me banim në Londër. Në gjysmë të rrugës, atje, i parkuar në anën e djathtë, është një kamion i ngarkuar me dru. Një kurth në të vërtetë.

Kamioni shpërthen kur automjeti i parë kalon, duke e detyruar autokolonën të ndalet. Njerëzit e sulmit shfaqen, një duzinë, duke përfshirë dy qitës me përvojë, të cilët kishin mbërritur me një makinë “Santa Fe” dhe me motor.

Agjentët reagojnë, njëri përdor trupin e tij si mburojë. Autoritetet fillimisht thonë se ai ka vdekur, pastaj pretendojnë se është plagosur rëndë.

“Babai” i bombës atomike iraniane nuk ka shpëtim, u qëllua – do të specifikojë më vonë një nga djemtë – me 4 ose 5 plumba “speciale” të qitura nga një distancë e afërt.

Revista izraelite “Mishpaca”, gjithashtu nuk përjashton që sulmuesit mund të kenë thyer xhamin e pasmë të makinës dhe më pas të kenë qëlluar brenda “Nissan”-it në shenjë.

Sidoqoftë, ata e çojnë Fakrizadeh-un në spitalin lokal dhe më pas e transferojnë me helikopter. Një dëshmitar, një shofer kamioni, i cili mbërriti në momentin e sulmit dhe u intervistua nga mediat, konfirmoi sekuencën: shpërthim, breshëri, një gjysmë duzinë atentatorësh (jo ushtri qitësish të përshkruar nga gazetari).

Më në fund, një detaj. Në zonë, nuk kishte energji elektrike, një ndërprerje e verifikuar rreth orës 2 të pasdites dhe i atribuohej një sabotimi nga ekipi i sulmit, ndërsa sipas disa të tjerëve, ndërprerja ishte shkaktuar nga shpërthimi që do të kishte shkatërruar një shtyllë elektrike, raporton ‘Si’.

Rindërtimi i dytë

Me vulën e zyrtarizmit, u shkatërrua gjithçka, edhe pse jo pa konfuzion. Makina e shoqërimit, sipas burimeve paraprake, bënte një zhurmë. Një objekt (ose plumbat), – shkruan revista izraelite “Mishpaca”, – mund të ketë dëmtuar xhamin e përparmë të shkencëtarit në makinën “Nissan”, i cili urdhëron shoferin të ndalet dhe del nga makina e blinduar me një agjent në krah. Një mungesë vëmendjeje.

Pikërisht jashtë, pritet nga gryka e një arme automatike të vendosur në një stacion të palëvizshëm në 10-15 metra, por sipas dëshmive të tjera, largësia ishte 150 metra. “Ishte i telekomanduar nga një pult, përmes satelitit”, – thotë sekretari i Këshillit të Sigurimit, Shamkhani.

“Qëlloi 13 plumba, – shton numri dy i Pasdaranëve, – ishte i pajisur me një sistem për njohjen e fytyrës dhe inteligjencën artificiale”. Vrasësit e padukshëm, shkatërrojnë furgonin me një ngarkesë eksplozive, rrënojat mbeten, duke përfshirë copa armësh izraelite (gjithmonë teza zyrtare).

Autorët dyshohet se kanë ikur në drejtim të Teheranit – sipas raporteve – në veri të vendit. Mohsen Rezai, një eksponent i lartë i nomenklaturës, paraqet një variant: “Ata përdorën një instrument lufte të furnizuar nga NATO, me një pamje lazeri dhe të pajisur me silenciator, kështu që rojet nuk i dëgjuan të shtënat”.

Një mision i përfunduar në tre minuta, i atribuohet Mossad-it (Shërbimi Izraelit i Inteligjencës, më i miri dhe sofistikuari në botë) dhe bashkëpunëtorëve të brendshëm, anëtarëve të lëvizjes opozitare “Muxhahedin Khalq”, por edhe separatistëve arabë nga Aheaz.

Hetimet zbulojnë se pronari i kamionçinës iku jashtë vendit në fund të tetorit. Më 8 dhjetor, njoftohen arrestimet e njerëzve të përfshirë – në disa nivele – në operacion. Pra, kishte edhe prezencë fizike dhe jo vetëm makina robot.

Dyshimet e një sulmi

Rrethi nuk mbyllet këtu, lufta “e thikave të gjata” vazhdon. Në sulm, marrin pjesë edhe elementë të disidencës, të aparateve të sigurisë, politikanëve reformistë dhe radikalë. Historia e mitralozit të radio-kontrolluar nga disa njerëz, gjykohet se është një përpjekje e Rojeve Revolucionare për të justifikuar dështimin për t’u mbrojtur.

Rivalët e tyre të inteligjencës i gjykojnë: “Ne ju paralajmëruam, ne e dinim vendin e saktë ku do të bëhej prita”. Por, nëse është kështu, duket e çuditshme që ata nuk e detyruan personazhin të ndryshonte planet. Iranianët, kanë pësuar humbjen e disa shkencëtarëve të tjerë, të eliminuar në sulme me armë zjarri, kështu që ata janë të vetëdijshëm për rreziqet.

Ndoshta Fakhrizadeh ishte ndjekur gjatë vizitave të tij të punës dhe jo të gjithë janë të sigurt për zhvendosjen e tij ditën e fundit.

Ka thashetheme për jetën e tij private, shpesh të rindezura nga disidentët dhe të vazhduara nga ata që duan të përfitojnë. Ekziston një dyshim për një spiun nga jashtë, ata insinuojnë për biznese të dyshimta të tij dhe prani të papërshtatshme.

Familja përgjigjet duke kujtuar se ai vdiq si dëshmor dhe tregon se gruaja ishte në krah të tij: në fytyrën e saj, ajo kishte akoma copat e xhamit të makinës së shpërthyer.

Në faqen e internetit, ekspertët kryejnë punën e një studimi publik, me grafikë dhe parashikime. “Teknikët” nuk përjashtojnë apriori që vrasësit të kenë përdorur metodën në distancë, vetë izraelitët kanë zhvilluar disa të tilla.

Të tjerët duken skeptikë, ata besojnë se janë thjesht manovra për të fshehur sikletin e një dështimi. Ose e vërteta është diku në mes, me diçka që i kapi rojet në befasi, pavarësisht alarmeve.

Kush ishte “babai” i bombës atomike

Fakrhizadeh ka mbajtur një profil të ulët. Ai ishte 60 vjeç, la pas një grua dhe fëmijët. Në moshën 18-19- vjeçare, ai kishte qenë dëshmitar i Revolucionit dhe përmbysjes së Shahut.

Ishte regjistruar në njësinë e Rojeve Revolucionare të Iranit, duke luftuar kundër Irakut midis 1980-ës dhe 1988-ës.

Në vitet e fundit, megjithatë, paraqitjet e tij ishin bërë më të shpeshta, ai është fotografuar në krah të udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, i cili pas vdekjes së tij, e quajti “një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në fushat bërthamore dhe të mbrojtjes”.

Ndërsa ambasadori iranian në OKB, Majid Takht Ravanchi, theksoi se ai kishte shpikur një test për Covid-19 dhe po punonte për vaksinën.

Dialogu midis Iranit dhe Amerikës!

Kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu, nuk ishte i pari që vuri në qendër të vëmendjes Mohsen Fakhrizadeh. Në vitin 2007 ai ishte një nga tetë shkencëtarët iranianë të vendosur nën sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për programin bërthamor.

Ai u identifikua me titullin Shkencëtar i Lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Logjistikës së Forcave të Armatosura dhe ish-shef i Qendrës së Kërkimit të Fizikës.

Në të njëjtin vit, inteligjenca amerikane deklaroi në një raport: “Ne besojmë plotësisht, se programi i armëve bërthamore i Teheranit u pezullua në vjeshtën e vitit 2003”.

Në librin “Luftërat e Iranit”, reporteri i Wall Street Journal, Jay Solomon, tregon se amerikanët, arritën në atë përfundim, pasi kishin përgjuar postat elektronike dhe telefonatat nga Fakhrizadeh, i dyshuar si kreu i programit të zhvillimit të armëve bërthamore në vitet 1990.

Me sa duket, shkencëtari u ankua se fondet e tij ishin shkurtuar. Menjëherë pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, në të cilën Irani ra dakord të ngrinte programin e tij në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea) Yukio Amano, i cili ishte në Iran për aktivitetet e monitorimit të parashikuara nga marrëveshja, kërkoi të takonte Fakhrizadeh.

Wall Street Journal, raportoi se IAEA dyshoi se ai po vazhdonte të kryente kërkime mbi zhvillimin e armëve bërthamore, me ish-kolegë të tjerë, në një qendër të re në veri të Teheranit. Kërkesat u refuzuan. Sidoqoftë, inspektorët e OKB-së, përfunduan në raportet e tyre se Irani ishte në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015.

Në mediat perëndimore, Fakrhrizadeh krahasohet me amerikanin Robert Oppenheimer, por Irani nuk ka zhvilluar ende një kokë bërthamore. Republika Islamike, gjithmonë e ka mohuar ekzistencën e një programi armësh bërthamore dhe pretendon se qëllimet janë thjesht civile.

Në një foto të qarkulluar pas atentatit, Fakhrizadeh shihet duke marrë një çmim nga presidenti Hassan Rouhani për arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të mëdha. Por në të njëjtën ditë u publikua edhe një audio, në të cilën Fakhrizadeh shpreh dyshime për marrëveshjen: “Ne nuk mund të bëjmë kompromis me Amerikën”.

Krahasimi me ish-gjeneralin

Shumë njerëz e krahasojnë atë me gjeneralin Qassem Soleimani, i vrarë nga amerikanët në Irak më 3 janar 2020. Në varrimin e shkencëtarit, lulet dhe imazhet e Soleimanit rrethuan arkivolin. Dhe ishte brenda përvjetorit të vrasjes së Soleimanit, që ekspertët perëndimorë prisnin një hakmarrje të mundshme.

Analistët pranë administratës së re amerikane, e shikonin sulmin si përpjekje të Izraelit, me mbështetjen e ish-administratës Trump dhe të sauditëve, për të penguar kthimin në marrëveshjen e vitit 2015, të premtuar nga Joe Biden pas braktisjes së njëanshme të paraardhësit të tij.

Më 1 dhjetor, Parlamenti i dominuar nga konservatorët – duke synuar presidencën në zgjedhjet e ardhshme në 18 qershor – miratoi një ligj për të rritur menjëherë pasurimin e uraniumit në 20% dhe për të ndaluar monitorimin e vendeve bërthamore të IAEA-s.

Ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif siguroi – në forumin Med, – se dialogu është ende i mundur dhe se ligji i ri nuk do të parandalojë që marrëveshja të ruhet nëse Shtetet e Bashkuara kthehen ta respektojnë atë.

Zarif u kërkoi vendeve të rajonit – disa prej të cilëve, si Emiratet dhe Jordania, të dënonin vrasjen duke u bashkuar me BE, e cila e quajti atë një “akt kriminal” – të konsiderojnë seriozisht nëse duan të “tërhiqen” nga Izraeli në një luftë.

Në fillim të vitit 2020, iranianët preferuan të shmangin një përshkallëzim të vërtetë, duke u përgjigjur me hakmarrje të kufizuar ushtarake pas vrasjes së gjeneral Soleimanit. Jemi në muajt e parë të vitit 2021 dhe tensioni është akoma shumë i lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *