Danimarka bllokon vaksinën Johnson & Johnson

23:56 03/05/2021

Danimarka është bërë vendi i parë që ka bllokuar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson që shërben kundër koronavirusit Covid-19. Vendimi është marrë nga Autoriteti Shëndetësor i vendit për shkak të një mpiksje të rrallë të gjakut që shkakton në disa pacientë kjo vaksinë.

Muajin e kaluar, Norvegjia kishte pezulluar edhe përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të njëjtin problem.

Bllokimi i vaksinës Johnson & Johnson do të shkaktojë ngadalësim të programit të vaksinimit në Danimarkë. Megjithatë, ekspertët e institutit thanë se nuk mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me efektet anësore që shkakton kjo vaksinë.

Danimarka deri tani ka vaksinuar plotësisht 11.5% të popullsisë. Gradualisht ka lejuar rifillimin e aktiviteteve, duke përfshirë shërbimin e brendshëm në restorante e lokale, si dhe ka lejuar tifozët në stadiume.

Pavarësisht bllokimit të Johnson & Johnson, procesi i vaksinimit në Danimarkë do të vijojë me vaksinat e tjera që janë të disponueshme.

Agjencia Evropiane e Barnave kishte deklaruar më 20 Prill se kishte gjetur një lidhje mes vaksinës Johnson & Johnson dhe mpiksjeve të gjakut që mund të shkaktohen. Kjo bëri që në disa vende europiane të pezullohej kjo vaksinë.

Por më pas EMA njoftoi se vaksina ka efektshmëri të lartë kundër Covid-19, dhe njësoj si AstraZeneca, rekomandoi që në etiketat e vaksinës të shtohet edhe paralajmërimi për mpiksje të pazakontë të gjakut. Që prej asaj kohe, vendet europiane rifilluan programin e përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson. /tvklan.al


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *