Danimarka do të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë

Danimarka me qëllim për të lehtësuar mbipopullimin në burgjet e saj ka vendosur që të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë.

Sipas lajmit në The National News, të burgosurit që do të dëbohen në fund të dënimit do të transferohen në 300 qelitë e marra me qira në Kosovë.

Ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup, tha se vendimi është marrë për shkak të gjasave se Danimarka mund të përballet me nevojën për 1 mijë qeli burgu deri në vitin 2025.

Duke theksuar se do të lirojnë më shumë vende në burgjet daneze, Haekkerup tha se kanë rënë dakord për nevojën që “të punohet me vendet e treta për marrjen me qira të hapësirave të burgjeve në Kosovë për të dënuarit”.

Nuk ndahen detaje pse është zgjedhur Kosova

Ky veprim, i cili ka për qëllim hapjen e vendeve në burgjet e mbipopulluara, ka ardhur pasi popullsia e të burgosurve është rritur pothuajse në një të pestën që nga viti 2015, duke arritur në mbi 4 mijë në fillim të këtij viti, si dhe pas diskutimeve se kapacitetet në burgje janë mbi 100 për qind.

Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje pse është zgjedhur Kosova.

Sipas World Prison Brief, qelitë në Kosovë janë mbushur rreth 97 për qind në vitin 2019.

Më parë, Norvegjia dhe Belgjika për të pakësuar mbipopullimin morën me qira qeli burgjesh në Holandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *