Danimarka do të rrisë prodhimin e gazit natyror si një alternativë ndaj energjisë ruse në Evropë

Danimarka ka njoftuar se do të rrisë përkohësisht prodhimin e gazit për të ndihmuar Evropën t’i japë fund varësisë së saj energjetike nga Rusia.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka njoftuar se do t’i përmbahet qëllimit të vendit të saj për t’i dhënë fund prodhimit të naftës dhe gazit deri në vitin 2050, raportoi Lux Times.

“Derisa prodhimi i gazit të gjelbër të zhvillohet për të plotësuar nevojat e gazit, unë besoj se është më mirë të blesh gaz nga Deti i Veriut sesa ta blesh atë nga Putini”, tha Frederiksen.

Sipas Frederiksen, qeveria dëshiron të rrisë përkohësisht prodhimin e gazit natyror për ta mbajtur Evropën larg gazit rus.

Në propozimin e paraqitur nga qeveria për energjinë, thuhet se Danimarka do të nisë negociatat me kompanitë që operojnë në pjesën e saj të Detit të Veriut dhe do të premtojë përshpejtimin e proceseve administrative për të mundësuar më shumë prodhim.

Danimarka, prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Bashkimin Evropian (BE), njoftoi se do të ndërpresë të gjithë prodhimin dhe eksplorimin e naftës dhe gazit natyror në Detin e Veriut deri në vitin 2050.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.