Danimarka pezullon përkohësisht përdorimin e AstraZeneca

16:05 11/03/2021

Vendimi vjen pasi vaksina shkaktoi një humbje jete dhe mpiksje gjaku tek disa pacientë

Danimarka ka ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca si masë paraprake, pas raporteve se tek disa pacientë shkaktoi mpiksje gjaku dhe një vdekje.

Autoriteti danez i Shëndetësisë tha se ishte herët për të thënë nëse kishte ndonjë lidhje me vaksinën AstraZeneca. Vendimi erdhi disa ditë pasi Austria pezulloi përdorimin e vaksinës sepse një grua vdiq 10 ditë pasi e mori atë. Estonia, Letonia, Lituania dhe Luksemburgu gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e serisë.

Agjencia e BE-së për ilaçet EMA tha se komiteti i saj i sigurisë po rishikonte rastin austriak, por bëri të qartë se aktualisht nuk ka indikacione se vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte, të cilat nuk renditen si efekte anësore me këtë vaksinë.

Zyrtarët kanë deklaruar se ata kanë marrë raporte për mpiksje gjaku në një numër të vogël njerëzish që kishin marrë kohët e fundit një dozë të vaksinës Oxford-AstraZeneca. Kjo mund të tingëllojë shqetësuese, por nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje midis dy gjërave.

Në Austri humbi jetën një person tjetër që mori një dozë nga e njëjta vaksinë, rezultoi me mpiksje gjaku në mushkëri. Një hetim i plotë është duke u zhvilluar nga autoritetet. Në përgjithësi, 22 raste të ngjarjeve tromboembolike janë raportuar në mesin e tre milion njerëzve të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.

Çdo trajtim i aprovuar, përfshirë vaksinat, mbart rrezikun e disa efekteve anësore për disa njerëz, por shumica janë zakonisht të lehta dhe të rëndat janë më të rralla.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *