Darka informale në Athinë/”Begaj s’mund ta pranonte ftesën, drejtohej kundër Ramës”, Artan Fuga: Greqia na ka testuar me Belerin

darka informale ne athine begaj smund ta pranonte ftesen drejtohej kunder rames artan fuga greqia na ka testuar me belerin
darka informale ne athine begaj smund ta pranonte ftesen drejtohej kunder rames artan fuga greqia na ka testuar me belerin

Akademiku Artan Fuga përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në Neës24 ka komentuar darkën informale të liderëve evropiane në Athinë dhe paraqitjen e Shqipërisë në këtë event.

Fuga deklaroi se Presidenti Begaj nuk mund të pranonte ftesën për të marrë pjesë në darkën e Athinës, pasi kjo e fundit ishte drejtuar kundër kryeministrit Rama, i cili përmes reagimit të tij ka konfirmuar se ftesa për Begajn ishte për të përjashtuar kreun e qeverisë.

Ai shtoi më tej se në historikun e diplomacisë është kryeministri ai që prevalon përpara Presidentit, i cili në këtë rast nuk mund të shërbente si një kalë troje duke pranuar ftesën që drejtohej kundër Ramës.

Sa i përket rastit të Fredi Belerit, Fuga u shpreh se qeveria greke mund të ketë testuar institucionet shqiptare, ndërsa shtoi se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do testohen kur të vijë puna te ujërat territoriale.

“Në një farë mënyre zoti Bajram Begaj nuk mund të pranonte një ftesë e cila drejtohej kundër kryeministrit Rama. Duke lexuar reagimin e Ramës ai konfirmon se ftesa për Begajn ishte për të përjashtuar atë.

Një kryeministër si Mitsotakis nuk mund të ftojë një President sepse është në një rang më lart. Fundja dihet se në historikun e diplomacisë është kryeministri ai që prevalon përpara Presidentit. Begaj nuk mund të shërbente si një kalë troje duke pranuar ftesën që drejtohej kundër Ramës.

Presidenti duhet të heqë dorë nga argumentet si fëmijë, duke thënë se nuk mori pjesë për shkak të axhendës së zënë. Justifikime të tilla nuk mund të vijojnë për një kohë të gjatë dhe e bëjnë institucionin qesharak. Deklarata e sotme e Ramës e nxori dhe e bëri qesharak pretekstin e Presidencës.

Establishmenti grek mund të ketë testuar institucionet shqiptare me Belerin dhe në thelb është një veprim që nuk është konform rregullave etike të diplomacisë ndërkombëtare. Është një lojë që nga pikëpamja e etikës nuk është sipas rregullave. Në politikë ka edhe taktika. Nëse Greqia ka bërë një lëvizje të gabuar me qëllim duhet të përgjigjeshim me gjuhë evropiane.

Marrëdhëniet Shqipëri Greqi do shihen kur të vijë puna e ujërave territoriale. Këtu kemi një marrëdhënie Shqipëri-Shqipëri, se Fredi Beleri ishte kandidat për një bashki shqiptare. Rama luan me dy nivele ose regjistra. Në ligjërimin diplomatik mban një qëndrim të butë, por kur vjen puna te Beleri ka një qëndrim të ashpër e të fortë.

Nga gjendja e hetimeve e kam zor të jap një mendim për koncesionin e sterilizimit. Hetimet janë ende në rrugë dhe dëmet duhen parë jo vetëm si vlerë por në raport me investimin, etj. Kjo aferë e dytë konfirmon një gjë, se në kontratat koncesionare ka shkelje ligjore në mënyrë sistematike. Brenda sistemit nuk ka njerëz që ngrenë zërin për atë që ndodh. Ka një administratë të tërë që nuk flet”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts