“Darkuan në restorante sekrete”, Franca nis hetimin për disa ministra e zyrtarë

Autoritetet franceze janë duke hetuar akuzat se ministra qeveritarë dhe zyrtarë tjerë kanë darkuar nëpër restorante sekrete, në kundërshtim me kufizimet për luftim të koronavirusit.
Zyra e Prokurorit të Parisit ka thënë se hetimet kanë nisur të dielën për akuza të mundshme të rrezikimit dhe punës së padeklaruar, si dhe për identifikim të organizatorëve dhe pjesëmarrësve në organizimet e supozuara.

Në një dokumentar të transmetuar në rrjetin francez M6 në fundjavë, është përfshirë edhe një burrë i paidentifikuar duke thënë se ka ngrënë në dy apo tre restorante “me një numër të ministrave”. Anëtarët qeveritarë kanë mohuar se janë të dijeni të këtyre organizimeve. Ministri i Brendshëm në Francë Gerald Darmanin i ka kërkuar policisë që të hetojë pretendimet.

Zyra e Prokurorit ka thënë të hënë se hetimet janë duke vazhduar, pavarësisht raportimeve se burri që ka folur në dokumentar, ka tërhequr deklaratat e tij. Restorantet franceze janë mbyllur në muajin tetor, me qëllim të ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit. Franca së fundmi ka miratuar një masë për izolim të pjesshëm, pas rritjes së numrit të pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët kanë kërkuar ndihmë nëpër spitale.
Zëdhënësi qeveritar Gabriel Attal ka thënë të dielën për televizionin LCI se autoritetet janë duke hetuar raportimet për festa nëpër restorante dhe 200 persona të dyshuar që janë identifikuar përballen me “ndëshkime të ashpra”. Ministrat qeveritarë “e kanë për detyrë që të jenë shembull”, ka thënë mes tjerash Attal.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *