DASH: Mbështesim hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë pa vonesa, po angazhohemi në nivelet më të larta të qeverisë për të…






be bruksel negociata shqiepri

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Twitter, zëdhënësi i DASH, Ned Price shkruan se SHBA janë duke u angazhuar “për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të aspirantëve”.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa.

Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve“, thuhet në deklaratë.

zedhenesi i dhas

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ripostoi në Twitter mesazhin e zëdhenësit të DASH, me fokus integrimin ne BE te dy vendeve te Ballkanit Perendimor, Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

ambasada amerikane

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *