DASH ofron 10 milionë USD për ata që japin informacione për grupin e rrezikshëm

13:57 05/11/2021

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë një shpërblim prej 10 milionë Dollarësh për çdo informacion që mund të çojë në vendndodhjen ose në identifikimin e çdo individi që ka lidhje me virusin “Ransomware DarkSide”.

DASH ofron gjithashtu një ofertë shpërblimi deri në 5 milionë Dollarë për informacion që çon në arrestimin ose dënimin në çdo vend të çdo individi që ka krijuar virusin që po dëmton shumë institucione në mbarë botën.

[embedded content][embedded content]

Grupi i “Ransomware DarkSide” është akuzuar se është përgjegjës për incidentin e kompanisë Colonial Pipeline Company në Maj 2021, i cili çoi në ndërprerjen e furnizimit me gaz në një pjesë të madhe të SHBA.

Në një njoftim për mediat, DASH deklaron se ky shpërblim jepet për t’u dhënë një mesazh të gjithë individëve që kryejnë krime kibernetike.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paguar më shumë se 135 milionë Dollarë shpërblime deri më sot, në lidhje me informacionet që kanë çuar në shkatërrimin e grupeve të hakerave./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *