DASH paralajmëroi qytetarët të kenë kujdes në Lazarat/ Deputeti i zgjedhur i PD: Realiteti aty nuk mund të tjetërsohet nga keqinformimet dashakeqëse të Qeverisë










lazarat-696x387

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pasi ambasada amerikane në Tiranë shpërndau thirrjen e Departamentit amerikan të Shtetit për qytetarët amerikanë që duhet të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në fshatin Lazarat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tritan Shehu shprehet i habitur nga ky cilësim që DASH ka bërë për Lazaratin. Në faqen zyrtare të ambasadës thuhet se situata e sigurisë në Lazarat “mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marijuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuar për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët”.

Por për Tritan Shehun, kjo është e pavërtetë dhe madje shton se postimi që është bërë në internet, mund të jetë edhe hakerim.

“Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerim provokativ. Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, punetor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, deshiroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis”, shkruan ai.

REAGIMI I PLOTE

tritanshehu

Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Web Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.

Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ.

Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.

E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe.

Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga rregjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA.

Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve.

LEXO EDHE

“Krim dhe dhunë që lidhen me kultivimin e marijuanës”, DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Kujdes në Lazarat. Situata e sigurisë, e paqëndureshme

240433293_3044774735759504_4630481729646636971_n

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *