DASH sanksionon Zëvendëspresidentin paraguain Hugo Velazquez për përfshirje në korrupsion

18:30 12/08/2022

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sanksionuar Zëvendëspresidentin paraguian Hugo Velazquez për përfshirje në korrupsion.

Një një deklaratë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se bashkëpunëtori i Valazquez, Juan Carlos Duarte i kishte ofruar rryshfet një zyrtari publik paraguian për të penguar një hetim që kërcënonte Zëvendës Presidentin dhe interesat e tij financiare.

“Ryshfeti i ofruar ishte mbi 1 milion dollarë”, tha në një deklaratë ambasadori i SHBA në Paraguaj, Marc Ostfield.

Pas bërjes publik të lajmit, Zëvendëspresidenti i Paraguajit Hugo Velazquez tha se do të jepte dorëheqjen dhe do të tërhiqte kandidaturën e tij për presidencën pasi u fut në listën e zezë nga SHBA për akte të dyshuara të rëndësishme korrupsioni.

Velazquez e mohoi akuzën, por tha se për të mbrojtur partinë e tij, ai do të jepte dorëheqjen javën e ardhshme. Anëtarët e afërt të familjes së Velazquez dhe Duarte ishin gjithashtu në listën e zezë të DASH./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *